Sekuestrohet 500 kg marjuanë në brigjet e Barit, dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria (Video)

Kronikë e zezë

Sekuestrohet 500 kg marjuanë në brigjet e Barit, dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria (Video)

Nga: Gjergj Koja Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 09:59

Një sasi prej 500 kilogram lëndë narkotike e llojit marjuanë, me një vlerë rreth 5 milionë euro, u sekuestrua nga Gurdia Di Finanza në Bari.

Lënda narkotike dyshohet se po transportohej nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane me një gomone 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm.

Në operacionin policer mësohet se kanë marrë pjesë gjithashtu forca nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Sapo kanë nuhatur praninë e anijeve të Guardia Di Finanza, skafistët kanë braktisur lëndën narkotike në mes të detit dhe janë larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat