Burg Ibrajt: Jam penduar për vrasjen e vajzës

Kronikë e zezë

Burg Ibrajt: Jam penduar për vrasjen e vajzës

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 09:25

Një burrë, i cili tri ditë më parë vrau vajzën e tij 17 vjeçe, është shfaqur i penduar para gjykatës, e cila vendosi masën e arrestit me burg ndaj tij. Sipas prokurorisë, konflikti që çoi në tragjedinë familjare kishte lindur pasi burri, i divorcuar nga gruaja, ishte revoltuar që nuk e kishin pyetur për fejesën e të bijës.

Përveç pohimit të gjeneraliteteve, Kujtim Ibraj tha para gjykatës vetëm një frazë: “Jam penduar, por ajo çfarë është bërë, është bërë”. I përfaqësuar nga një avokat të caktuar nga shteti, për shkak të pamundësisë financiare, gjykata vendosi masën e arrestit në burg. Kujtim Ibraj rrezikon dënimin nga 35 vjet burgim deri në të përjetshëm për vrasjen e së bijës 17 vjeçe.

Sipas prokurorisë, Ibraj qëlloi me thikë të bijën gjatë një konflikti me bashkëshorten, ndërkohë që thuhet se mosmarrëveshjet e çiftit të divorcuar kishin nisur për shkak të dy vajzave, për të cilat 56-vjeçari akuzonte gruan se kishin marrë drejtim të gabuar në jetë. Familja nga Puka prej vitesh kishte ndërtuar jetën pranë bregut të lumit në Tiranë.

Të ndarë prej kohësh, por që jetonin nën të njëjtën çati, Kujtim Ibraj thuhet jo zyrtarisht se ishte grindur me të shoqen për fejesën e njërës prej vajzave në Itali, për të cilën ai pretendonte se nuk ishte pyetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat