Aksidentohen 3 vetura në udhëkryqin problematik tek rruga e Pozheranit në Viti

Kronikë e zezë

Aksidentohen 3 vetura në udhëkryqin problematik tek rruga e Pozheranit në Viti

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:53

Në udhëkryqin problematik që ndanë rrugët për Gërlicë dhe Pozheran, sapo ka ndodhur një aksident në komunikacion, ku janë aksidentuar 3 vetura.

Nuk raportohet për të lënduar rëndë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat përkatëse.

Kujtojmë se në këtë udhëkryq po ndodhin aksidente të shumta, si pasojë e rritjes së qarkullimit të automjeteve drejt Pozheranit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë të atyre që qarkullojnë drejt Gërlicës.

Nevoja për të ndyrhyrë në këtë udhëkryq, duke e zgjeruar atë, ka qenë dhe mbetet emergjente, për shkak të rritjes së frekuentimit të rrugëve që kryqëzohen në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat