Vrasësit e Elbasanit kërkonin të ekzekutonin në grup gjithë familjen Çapja?

Kronikë e zezë

Vrasësit e Elbasanit kërkonin të ekzekutonin në grup gjithë familjen Çapja?

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:29

Vrasësit e djeshëm kërkonin të eleminonin në grup gjithë familjen Çapja.

Kështu shprehet gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij, “ata kanë dashur të bëjnë goditje në grup”.

Sipas Hoxhës, këtë gjë e tregon edhe egërsia me të cilin janë goditur personat që gjendeshin në lokal dhe fakti se në vendgjarje janë gjetur 65 gëzhoja.

Hoxha thotë se vrasësit e kishin studiur shumë mirë planin, duke qenë se meshkujt e familjes Çapja ishin mbledhur të gjithë bashkë në lokal.

Ai shprehet se askush nuk guxonte t’iu afrohej aq shumë meshkujve të fisit Çapja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat