Parandalohet një ngjarje kriminale, pranga 28-vjeçarit (Foto)

Kronikë e zezë

Parandalohet një ngjarje kriminale, pranga 28-vjeçarit (Foto)

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:38

Policia e Dibrës, lka bërë të ditur se ka parandaluar një ngjaje kriminale. Sipas një njoftimi për shtyp, në panga ka rënë: Ledion Kurtdeda, 28 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë

Ndalimi i tij u bë pasi: ky shtetas për motive të dobëta duke qenë në konflikt me një grup personash të tjerë (që për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna) është përgatitur për të kryer ngjarjen e rëndë kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu “Shotgan” që e dispononte pa lejen përkatëse, 10 fishekë të kalibrit 12 si dhe u bllokua dhe mjeti që po lëvizte, tip “Benz” me targa AA 765 LR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat