Vidhnin shtëpitë e emigrantëve, arrestohen hajdutët e veglave të punës

Kronikë e zezë

Vidhnin shtëpitë e emigrantëve, arrestohen hajdutët e veglave të punës

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:45

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për një sëri vjedhjedh të realizuara në zonat e njësive administrative Golem e Synej.

Operacioni për kapjen e tyre u finalizua me sukses gjatë ditës së djeshme, datë 3 shkurt 2016, ku u arrestuan dy anëtarët e fundit të bandës. Janë arrestuar shtetasit:

Alfred Roli, 33 vjec, banues ne fshatin Karpen i dënuar më parë. (ndaluar ne date 31.01.2016)

Përparim Bollunga,41 vjeç banues në Golem Kavajë, (ndaluar ne date 02.02.2016)

Ervis Kaziu ,18 vjeç banues ne Karpen Kavaje,(ndaluar ne date 03.02.2016)

Dritan Shehi , vjeç 19 banues ne Karpen (ndaluar ne date 03.02.2016).

Policia thotë se “të katër të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se merreshin me vjedhjen e banesave në fshatrat Karpen dhe Bago.

Të arrestuarit si pre të tyre kishin banesat e emigrantëve të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë, ndërsa objektiv të grabitjes vegla pune dhe materiale hidraulike dhe elektrike, të cilat më pas i shisnin.

Policia zbulon dhe zinxhirin sesi funksiononte banda:

“Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasit Alfred Roli ne bashkepunim me shtetasit Ervis Kaziu dhe Dritan Shehi gjate veprimtarise se tyre kriminale kryesisht kane patur si objektiv vjedhjen e veglave te punes si trapano, fresibla, matrapike, pompa uje dhe paisje te tjera qe perdoren per instalime elektrike si kabulla priza etj, ndersa me shitjen e ketyre paisjeve merrej shtetasi Perparim Bollunga”.

Deri tani shtetasit e lartpermendur janë dokumentuar si autorë në ngjarjet e mëposhtme:

1.Vjedhje e baneses se shtetasit B. Sina ndodhur ne date 23.10.2015 ne fshatin Karpen Kavaje

Vjedhje e baneses se shtetasit S. Bashmeta ndodhur ne date 08.01.2016 ne fshatin Bago Kavaje

Vjedhje e baneses se shtetasit Gazmend Dervishi ndodhur ne date 31.01.2016 ne fshatin Karpen Kavaje

4.Vjedhje e baneses se shtetasit G. Krasniqi kallezuar ne date 03.02.2016 ndodhur ne fshatin Karpen Kavaje

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarve u janë sekuestruar nje sasi e madhe paisjesh të vjedhura.

Policia ka dyshime të bazuara se keta shtetas jane autore edhe te disa vjedhjeve te tjera te kryera ne juridiksionin e Komisariatit te Policise Kavaje per te cilat vazhdojne hetimet per zbulimin e tyre.

Materialet ne ngarkim te ketyre personave ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per vepren penale te ‘’vjedhjes ‘’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat