Për vrasjen e 22 vjeçarit, Hysenajt i caktohet paraburgim 30 ditësh

Kronikë e zezë

Për vrasjen e 22 vjeçarit, Hysenajt i caktohet paraburgim 30 ditësh

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 14:44

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë”.

Xhevat Hysenajt, 26 vjeç, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kështu vendosi ndaj tij, Gjykata Themelore në Prizren. Ai është njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen Egzon Mazrekut, 22 vjeç, nga Sopia e Suharekës.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë”.

Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren deklaroi se seanca e procedurës paraprake në lidhje me këtë rast është mbajtur të mërkurën dhe kjo masë, derisa të merret një masë tjetër do të zgjasë deri me 3 mars 2016.

I riu Mazreku mbeti i vrarë në shtëpinë e tij me 27 janar kurse babai i tij mbeti i plagosur. Dyshohet se Xhevat Hysenaj së bashku me të arrestuarit tjetër, Naser Makolli, kishin tentuar të vidhnin në shtëpinë e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat