Mbyllen dy lokale të lojërave të fatit, ja arsyeja

Kronikë e zezë

Mbyllen dy lokale të lojërave të fatit, ja arsyeja

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 14:38

Inspektorati i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në bashkëpunim me inspektorët komunal në Malishevë, kanë mbyllur të enjten dy lokale të lojërave të fatit, të cilat nuk kanë poseduar licencë të rregullt pune.

Ky inspektim, është bërë në kuadër të zbatimit të ligjit për lojërat e fatit, përkatësisht respektimit të distancës në raport më institucionet publike.

Mbylljen e këtyre lokaleve e ka konfirmuar për Zyrën për Informim të Malishevës, shefi i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Bardhyl Buçaj, sipas të cilit, lokalet të cilave sot janë mbyllur, nuk kanë pasur leje pune dhe nuk kanë respektuar kufizimin e distancës, në raport më institucionet publike.

Buçaj, po ashtu bëri të ditur se aksionet e ngjashme, si nga ana e ATK-së, ashtu edhe nga shërbimet tjera të inspektoratit, do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat