Si u ekzekutuan dy vëllezërit në afërsi të banesës

Kronikë e zezë

Si u ekzekutuan dy vëllezërit në afërsi të banesës

Më: 2 janar 2016 Në ora: 13:34

Dy vëllezërit e ekzekutuar sot, Skënder Shkami dhe Abdulla Shkami u qëlluan me breshëri automatiku, në afërsi të banesës së Abdullaut.

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes që tronditi vendin. Autori, 37-vjeçari me precedentë penal, E.D. ishte fqinj me dy viktimat dhe kishte marrë automatikun dhe po priste në afërsi të banesës së Abdulla Shkamit.

Rreth orës 11:40, autori ka parë në afërsi të banesës Abdulla Shkamin, 50 vjeç, i cili ishte edhe objektivi i tij, pasi kishte refuzuar t’ia jepte vajzën për nuse.

Bashkë me Abdullain ishte edhe vëllai i tij më i vogël, Skënder Shkami, që ishte kthyer nga Britania me pushime në Shqipëri.

E.D. ka qëlluar fillimisht mbi Abdullain me breshëri automatiku. Ndërsa Skënderi ishte më larg, autori e ka vënë re dhe e ka qëlluar edhe atë.

Pasi i ka vrarë të dy, E.D. është larguar me shpejtësi për t’u fshehur në zonat malore përreth Drishtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat