DETAJET/ Cilët janë dy vëllezërit e vrarë sot në Drisht të Shkodrës

Kronikë e zezë

DETAJET/ Cilët janë dy vëllezërit e vrarë sot në Drisht të Shkodrës

Më: 2 janar 2016 Në ora: 13:07

Policia ka dhene detaje lidhur me vrasjen e dyfishte te ndodhur sot ne Drisht te Shkodres, ku u ekzekutuan dy vellezer.

Keshtu, Policia e Shkodres njofton se ngjarja ka ndodhur ne oren 11:40, ku nje person i armatosur u zuri prite dy vellezerve Abdulla Shkami dhe Skender Shkami perpara shtepise, ky i fundit kishte ardhur per pushime nga Anglia.

Autori, pasi i ka qelluar me bresheri automatiku eshte larguar nga vendngjarja ne drejtim te malit.

Sipas policise, dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive te dobeta.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.01.2016, rreth orës 11.40 është marre njoftim se në rrugen e Drishtit afer dyqaneve të fshatit Drisht, Postrribe, rrethi Shkoder, nga persona ende te pa identifikuar jane vrare me arme zjarri shtetasit: Skender Shkami 40 vjeç -Abdulla Shkami 50 vjeç vellezer dhe banues ne Drisht.

Sipas burimeve te marra nga ana e uniformave blu, dyshohet se shkaku i vrasjes ka qene nje konflikt per motive te dobeta. Ne vend ngjarje sherbimet e policise.

Si rezultat i veprimeve te shpejta te policise eshte identifikuar autori dhe po punohet per kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat