Trafikuan 330 kg kanabis nga porti i Durrësit, prokuroria kërkon 41 vjet burg për 3 kushërinj

Kronikë e zezë

Trafikuan 330 kg kanabis nga porti i Durrësit, prokuroria kërkon 41 vjet burg për 3 kushërinj

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 23:24

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 41 vjet burg për 3 persona, të afërm me njëri-tjetrin, të cilët tentuan të trafikonin një sasi prej 330 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa nga Porti i Durrësit në drejtim të portit të Breshias, në Itali.

Konkretisht, Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Muharrem Demrozin dhe nga 13 vjet burg për shtetasit Bashkim dhe Agim Demrozi. Lënda narkotike u gjet brenda një kamioni të imbarkuar në portin e Durrësit me destinacion Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat