Dibër, arrestohen në flagrancë 4 persona me 9 doza kokainë

Kronikë e zezë

Dibër, arrestohen në flagrancë 4 persona me 9 doza kokainë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:30

Specialistët e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë 4 persona. Në momentin e ndalimit ata posedonin 8.4 gramë lëndë narkotike të tipit kokainë. Të ndaluarit janë Renato Lazri, 18 vjeç; Vilson Lleshi, 20 vjeç; Denis Gjikola, 19 vjeç; Bledjon Lila, 19 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur lokal “Zerja”, që ndodhet në dalje të qytetit të Peshkopisë. Shërbimet e policisë ndaluan automjeti e tipit “OPEL” me targë DR 0641 E, që drejtohej nga shtetasi Renato Lazri, në të cilin ndodheshin edhe shtetasit Vilson Lleshi, Denis Gjikola e Bledjon Lila.

Nga kontrolli i kryer rezultoi se brenda në automjet, u gjet një qese plastike brenda së cilës kishte një sasi lënde me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lënde narkotike e llojit kokainë, me peshë totale prej 8.4 gram. Droga bashkë më automjetin u sekuestruan menjëherë, në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat