“Tezja e Kokainës” dënohet me 14 vite burg

Kronikë e zezë

“Tezja e Kokainës” dënohet me 14 vite burg

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:16

Valentina Tufa, e cila njihet ndryshe si “Tezja e Kokainës”, është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë pas akuzës për vepër penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Valentina Tufa ka qenë bashkëpunëtore me Gëzim Çelën i cili aktualisht ndodhet në arrati për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine në drejtim të Kosovës, Shqipërisë dhe më tej në vendet e Europës.

Sipas hetimeve Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian”.
Sipas ligjit ajo do të ekstradohet në Shqipëri pas mbarimit të dënimit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat