Sekuestrohen 20 gr heroinë, arrestohen 3 shpërndarësit, 2 nga Tirana

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 20 gr heroinë, arrestohen 3 shpërndarësit, 2 nga Tirana

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:48

Policia e Beratit arreston 3 shpërndarës të drogave të forta. Seksioni për Narkotikët, mbi bazën e një punë një mujore me metoda proaktive, finalizoi me sukses operacioni policor “Mysafiri” duke vënë në pranga shtetasit:

-Edmond Kajo, 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”,

– Gjergji Laçka, 29 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për “Moskallzim krimi”,
-Aleko Çela, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se “arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në automjetin tip BMË me targë AA 645 IU, iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, të cilën shtetasit e mësipërm do ta shpërndanin në Berat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat