Arrestohet 47-vjeçari nga Fieri, postoblloku i kapi 5 kg kanabis në mjet

Kronikë e zezë

Arrestohet 47-vjeçari nga Fieri, postoblloku i kapi 5 kg kanabis në mjet

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:46

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit për trafikim të lëndëve narkotike.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Viktor Behaj, 47 vjeç, banues në Fier, pasi në gomën rezervë të mjetit me të cilin udhëtonte iu gjetën 5 kg kanabis.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Enkelana”, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku forcat e Policisë kishin ngritur pikë kontrolli , gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Mercedes – Benz”, me targë AA 336 JC, në pronësi të tij, me të cilin udhëtonte, në gomën rezervë, u gjetën dhe bllokuan, në cilësinë e provës materiale 5 kg e 108.4 gr, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva”sqaron policia në komunikatën për mediat.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti i markës “Mercedes – Benz”, si dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat