​Nën hetime “Taksisti” që kontrabandonte migrantë

Kronikë e zezë

​Nën hetime “Taksisti” që kontrabandonte migrantë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:36

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit M. N., i nacionalitetit serb, i njohur me nofkën “Taksist”, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 170 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas komunikatës së Këshillit Prokurorial, i dyshuari ka marrë nga dy vëllezër, M.V. dhe S.V., 1.200 euro, respektivisht nga 600 euro për person, për t’i dërguar në Hungari.

Prokuroria e Shtetit, në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7 dhe nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, ka bërë kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh për të pandehurin, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat