“Van Damme”, arreston S.I, dyshohet se ishte pjesë e ISIS-it

Kronikë e zezë

“Van Damme”, arreston S.I, dyshohet se ishte pjesë e ISIS-it

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:45

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për arrestimin e një personi në një fshat të Hanit të Elezit. S.I është arrestuar nënë dyshimin se ka marr pjesë në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Operacioniishte i koduar me emrin “Van Damme”, dhe është kryer në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, Itali.

Sipas Policisë, si rezultat i hetimeve disamujore të ndërmarra nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, Itali, sot është zbatuar plani i përbashkët operativ i koduar “Van Damme”, ku njëkohësisht është bërë zbatimi i urdhër kontrolleve në një lokacion në Kosovë, si dhe në tri lokacione tjera në Itali.

Me përkrahjen e njësive tjera relevante policore, Drejtoria Kundër Terrorizmit në një fshat të Hanit të Elezit ka bërë zbatimin e urdhër kontrollit të autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Ferizaj, me ç’rast është shoqëruar një person i dyshuar (S. I.), nën dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale, të sanksionuar nga Ligjin “Për nd alimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, përkatësisht nga Neni 3 paragrafi 4.

“Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni”.

Sipas komunikatës së Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.

“Në konsultim me prokurorin e rastit nga PSRK janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Ky operacion është një tregues se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit si dhe çelës i suksesit në hetime më efektive, andaj Polica e Kosovës është e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen me cilindo shtet në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave tjera të krimit”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi publik, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve, propagandimeve dhe mashtrimeve të tilla për përfshirje në raste të terrorizmit, njëkohësisht për raste të kësaj natyre ta informojnë Policinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat