Aksident, përplaset me trafik-ndarësen

Kronikë e zezë

Aksident, përplaset me trafik-ndarësen

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:55

Aksident në autostradën Durrës – Tiranë, në afërsi të karburant “Kastrati” .

Mjeti tip trailer me targa AB 913 NP, është përplasur me trafikndarësen duke u permbysur në rrugë.

Drejtuesi i mjetit një shtetas serb P.R. 45 vjeç është plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit.

Raportohet se shoferi serb i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga forcat e rendit kërkohet mirëkuptimi i përdoruesve të rrugës që të përdorin rrugën dytësore për lëvizje në drejtim të Tiranës, pasi rruga është e bllokuar deri tek Mbikalimi i Fllakës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat