Bastiset dhe mbyllet një kazino në Brunnen: Arrestohet një shqiptar

Kronikë e zezë

Bastiset dhe mbyllet një kazino në Brunnen: Arrestohet një shqiptar

Nga: Fitim Dika Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 21:37

Policia e kantonit të Schwyzerit ka kontrolluar befasisht një klub nate të Brunnenit , duke gjetur në brendësi aparate ilegale të lojërave të fatit dhe disa persona të cilët ishin duke provuar fatin.

“Shefi i lokalit (32) dhe mbikëqyrësi nga Kosova (61) janë arrestuar, ndërsa sëbashku me ta në lokal ishin edhe gjashtë persona tjerë,” shkruan në median zvicerane Luzernzeitung.ch, përcjell Bota sot.

Nga policia janë konfiskuar dy lojëra fati dhe pesë laptopa të cilët do shërbejnë si fakte për zbulimin e tërësishëm të krimit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat