Kundërshtuan policinë, në pranga tre persona

Kronikë e zezë

Kundërshtuan policinë, në pranga tre persona

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:37

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi kundërshtuan policinë për mos posedimin e patentës gjatë udhëtimit me makinë.

Sipas policisë së Tropojës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Dardan Gjonaj, 23 vjeç dhe Gentian Gjonaj, 27 vjeç, të dy banues në fshatin Selimaj, si dhe 22-vjeçari Enea Gjonaj, banues në Bajram-Curri.

Burime policore bëjnë të ditur se, “pasi efektivët ndaluan mjetin tip “Golf” me targë “AA 988 MG”, me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, zbuluan se shoferi, Enea Gjonaj, nuk dispononte leje drejtimi”.

Ata shtojnë se në këto momente Dardani dhe Gentian Gjonaj ndërhynë, duke kundërshtuar punonjësit e patrullës së Policisë së Rendit.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit, në bashkëpunim” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat