Arrestohet në Rinas një shtetas i Malit, u kap me dokumente të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet në Rinas një shtetas i Malit, u kap me dokumente të falsifikuara

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 11:49

Një tjetër shtetaz malez është vënë në pranga nga policia kufitare e Rinasit. Pak ditë pas arrestimit të një shtetasi të Malit, në aeroportin e Rinasit është vënë në pranga një tjetë bashkatdhetar i tij, Diallo Cheick Oumar, 25 vjeç, lindur dhe banues në kryeqytetin Bamako.

Oumar është arrestuar për falsifikimin e pasaportës me të cilën tentonte të udhëtonte drejt Francës.

Sipas njoftimit të policisë, "Diallo Cheick Oumar ka paraqitur për kontroll dhe hyrje në R.SH me dokumentin tip pasaportë Mali Nr.BO7533288 lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar, i ditëlindjes 19.10.1990, e cila në faqen nr.6 të saj kishte një vizë shqiptare lëshuar në Kajro e tipit C, lëshuar në datë 07.11.2015, e vlefshme deri në datë 06.02.2016".

Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tij, ai është kaluar për ekzaminime në Laboratorin e Rinasit, ku pasaporta, leja e qëndrimit franceze dhe viza shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara.

Shtetasi malez ka deklaruar se dokumentet e mësipërme ia ka siguruar një tjetër shtetas malez me inicialet B.B, kundrejt një pagese prej 5 670 dollarësh.

Ai i ka prerë edhe biletat dhe prenotimin e hotelit në Serbi, Beograd, nga ku do të udhëtonte drejt Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat