Bombë në QKUK!

Kronikë e zezë

Bombë në QKUK!

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 11:25

(E plotësuar) - Njësiti për deminim i FSK-ka hequr granatën e dorës nga Klinika e Syve. Reporteri i KosovaPress nga vendi i ngjarjes raporton se situata në Klinikën e Syve tashmë është qetësuar dhe se në çdo moment pritet që stafi dhe pacientët të kthehen në Klinikë.

Në Klinikën e Syve sot rreth orës 11 është gjetur një granatë dore.

E konfirmuar: Gjendet një bombë në QKUK

Një bombë është gjetur në një hapësirë të Klikinës së Syve në QKUK.

Ky mjet shpërthyes duket se është hedhur kohë më parë, ndërsa sot është gjetur nga stafi i Klinikës, të cilët më pas kanë lajmëruar Policine.

Alarm për bombë në QKUK

Burime të gazetës Bota sot, bëjnë të ditur se dyshohet për një mjet shpërthyes në ambientet e QKUK-së, përkatësisht tek klinika e syve.

Siç njoftojnë burime e Bota sot, stafi dhe të gjithë personat që kanë qenë në këtë klinikë, janë evakuuar. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat