Gjermani: Shqiptari plagos me thikë në qafë bashkëkombasin

Kronikë e zezë

Gjermani: Shqiptari plagos me thikë në qafë bashkëkombasin

Nga: Fitim Dika Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:10

Gjatë së Shtunës mbasdite, 28.11.2015, një 36 vjeçar nga Kosova me banim në qytetin gjerman Donauwörth është plagosur rëndë me thikë në qafë nga një tjetër shqiptar 34 vjeçar. Ngarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 36 vjeçari largohej nga vizita në shtëpinë e një miku në Asbach-Bäumenheim rreth orës 13.40.

“I plagosuri ka tentuar të shkojë më pas në barnatore, por për shkak të gjakderdhjes së madhe është alivanosur dhe ka rënë pa ndjenja pranë shkalave të saj,” shkruan presse-augsburg.de, përcjell Bota sot.

Më pas është thirrur emergjenca dhe policia, ku i plagosuri është dërguar në klinikën qendrore të Augsburgut në rrezik për jetën. Agresori nuk ka mundur t'i ikë policisë duke e arrestuar dhe i dhënë masën e paraburgimit.

Akoma nuk dihen motivet e ngjarjes dramatike por besohet se sulmuesi ka pasur probleme mendore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat