Qëllon me armë tek Ambasada Amerikane, procedohet efektivi i Gardës

Kronikë e zezë

Qëllon me armë tek Ambasada Amerikane, procedohet efektivi i Gardës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 19:47

Nje efektiv i Gardes se Republikes eshte proceduar penalisht nga policia ne Tirane. Mesohet se shtetasi Indrit Tollia, efektiv i Gardes, eshte proceduar pasi ka qelluar me arme prane Ambasades amerikane ne Tirane.

Ngjarja ka terhequr menjehere vemendjen e policise. Gardisti eshte shoqeruar ne komisariatin nr.1 te policise Tirane dhe me pas ne drejtorine e policise ku eshte marre ne pyetje.

Ai ka thene se ka shtene me arme pasi eshte sulmuar nga nje grup qensh endacake.

Policia e Tiranës ka informuar se Tollia do të ndiqet në gjendje të lirë për: “Prishje të qetësisë publike”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat