Penalizohen 181 drejtues mjetesh për shkelje: Po festonim Pavarësinë

Kronikë e zezë

Penalizohen 181 drejtues mjetesh për shkelje: Po festonim Pavarësinë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:07

Qindra drejtues mjetesh janë penalizuar gjatë festimeve për Pavarësisnë, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës ka penalizuar plot 181 drejtues mjetesh, të cilët u kapën gjatë natës nën efektin e alkoolit, duke udhëtuar me shpejtësi apo duke shkelur semaforët.

Rreth 13 persona u arrestuan pasi u gjetën në drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Për 24 të tjerë, që u gjetën gjithashtu nën efektin e alkoolit, u vendos pezullimi i lejes së drejtimit. Gjithashtu, 23 drejtues u penalizuan me pezullim të patentave për tejkalim të shpejtësisë.

Numrin më të lartë e patën ndëshkimet për shkelje të semaforit, me plot 121 drejtues mjetesh. Shumica e të penalizuarve deklaruan se kishin përdorur alkool pasi kishin festuar nëpër lokale të ndryshme 103-vjetorin e Pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat