Gjakovari ka shkëmbyer skena erotike në “Skype”, është shantazhuar me 5.000 euro

Kronikë e zezë

Gjakovari ka shkëmbyer skena erotike në “Skype”, është shantazhuar me 5.000 euro

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:41

Një banor i Gjakovës ka raportuar dje në policia se, pasi që ka shkëmbyer me “Skype” materiale erotike me një femër të panjohur, e njëjta e ka shantazhuar me 5 mijë euro që të mos i publikojë të njëjtat.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ne ‘Skype’, ka zhvilluar një bisedë në gjuhën angleze dhe shqipe, me një të dyshuar të panjohur dhe pasi që me të njëjtën kanë shkëmbyer skena erotike, e dyshuara nga viktima e ka kërkuar një shumë prej 5.ooo euro për mospublikim të me tejshëm të skenave të incizuara", thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat