66 muaj burg shqiptarit nga Kosova për abuzim seksual me të bijën

Kronikë e zezë

66 muaj burg shqiptarit nga Kosova për abuzim seksual me të bijën

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:43

Një shqiptar nga Kosova i moshës 48 vjeçare është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg për abuzimin seksual me të bijën e mitur dhe për afër 20 vepra të tjera penale
Gjykata në Lucern ka ardhur në përfundimin se një i akuzuar 48 vjeçar me shtetësi të Kosovës, përveç veprimeve të dënueshme seksuale me një fëmijë, si përdhunim, detyrim seksual dhe incest, është fajtor edhe për veprat si: kërcënim, rrahje, shkaktim lëndimi trupor dhe detyrim, mosbindje ndaj autoriteteve, vjedhje etj.

Ai ngarkohet se në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka abuzuar shumë herë seksualisht me të bijën, shkruan azonline.ch. Veç kësaj ai nuk i ka paguar ish gruas së tij alimentacionin dhe e ka përgjuar atë përkundër ndalesës që ka pasur për të kontaktuar me të, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë i cili ka mbajtur 176 ditë paraburgim, tash ndodhet në burgun e sigurisë së lartë. Gjykata, për shkak të mundësisë së atakimit të vendimit të saj, ia ka zgjatur atij paraburgimin deri në emsin e shkurtit të vitit të ardhshëm.

Gjykata mendon se eksziston rreziku i arratisjes së shqiptarit nga Kosova.
Krahas dënimit me burg ai është dënuar edhe me një gjobë prej 1000 frangash. Ndërsa viktimës duhet t`ia paguajë 25.000 franga si dëshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat