Policia në vendngjarje, Zjarr në një banesë në Pogradec dyshohet për një viktimë

Kronikë e zezë

Policia në vendngjarje, Zjarr në një banesë në Pogradec dyshohet për një viktimë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:13

Një banesë e vjetër dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Laktesh të Pogradecit.
Nga informacionet e para dyshohet se pronari i saj, i moshuari i identifikuar me inicialet O. B ndodhet brenda banesës.

85 vjeçari jetonte i vetëm.

“Dyshohet se shtetasi i mësipërm, mund të ketë mbetur brenda banesës, në momentin që kjo e fundit, është përfshirë nga flakët” informon policia e Korçës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Nuk dihet ende nëse 85 vjeçari ka arritur të shpëtojë duke dalë jashtë apo trupi i tij ndodhet brenda. Gjithashtu po punohet për dokumentimin e ngjarjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat