Gruaja 40 vjeçare var veten, pasi që fotot e saj lakuriq i publikohen në web

Kronikë e zezë

Gruaja 40 vjeçare var veten, pasi që fotot e saj lakuriq i publikohen në web

Nga: Arben Sylejmani Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:15

"Unë nuk mund ta duroj më. Po e përfundoj. Kështu, një grua 40-vjeçare nënë e dy fëmijëve, është mbytur duke e varur veten në banjën e shtëpisë, raporton Il Gazzettino.

Dyshohet se arsyet që e kanë shtyrë atë për të varur veten është turpi, pasi që ajo ka rënë në një kurth, ku foto e saj lakuriq kanë përfunduar në rrjetet sociale.

E afasionuar pas webit, gruaja i ka besuar “mikut virtual”, dhe i ka dërguar disa foto të zhveshura, ku më pas ka filluar edhe makthi për atë, pasi që fotot e saj kanë përfunduar në rrjete sociale.

Shkak i këtyre fotove ajo ishte divorcuar nga burri i saj, pasi që ai i kishte parë fotot e gruas së tij në internet
Gruaja duke e ndjerë vetën fajtore për të gjithë atë çfarë kishte ndodhur, ajo ka vendosur për të mbytur veten.
Karabinierët e Castelfrancos dhe Prokuroria e Trevisos kanë filluar hetimet por ende nuk kanë zyrtarizuar akuzat, pasi që nuk dihet se kush i ka publikuar fotot e saj në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat