Biseda e përgjuar e 2 trafikantëve të drogës: Ore, është klientja e Mandit ajo e jotja

Kronikë e zezë

Biseda e përgjuar e 2 trafikantëve të drogës: Ore, është klientja e Mandit ajo e jotja

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:10

Më 18 nëntor 2015, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 36 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishte shitur në kryeqytet sasi droge me vlerë rreth 900 mijë euro. Pjesë e grupit ishin edhe dy femra, Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço. Në një pjesë të dosjes thuhet se Armando Murati është një nga shpërndarësit e drogës që merr direktiva nga Kol Kllapi, Juljan Bushati, Sonila Dinoshi për veprimet që kryen si shitës narkotikësh. Ai bën edhe furnizim dhe grumbullim të lekëve nga shitësit e tjerë të lëndës narkotike. Në dosje thuhet se Kol Kllapi dhe Sonila Dinoshi kanë një apartament në rrugën “Mihal Grameno”, diku pranë “dyqanit të vajgurit”, në një pallat 6­katësh. “Sasia e drogës ndahej në porcione 0.3 gramë nga Sokoli dhe Sonila duke paketuar 200­250 porcione. Një porcion shitej 1 mijë lekë të reja”, thuhet ndër të tjera në dosjen e paraqitur nga prokuroria në gjykatë për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.

PËRGJIMET

Biseda e mëposhtme është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë në Tiranë. “Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine. Ai në këtë telefonate sqaron shtetasin Astrit Beka se ajo është kliente e A.Muratit. Nga ana tjetër, Astrit Beka sqaron Juljan Bushatin se ka komunikuar në telefon me Kol Kllapin për këtë rast.

Përgjim, data 12 gusht 2015, bisedë mes Juljan Bushatit, sipas prokurorisë, me numër fundor 835 dhe numrit që mbaron me 119 që përdoret nga Astrit Beka:

Beka: Alo…

Bushati: O Titot, jape me vëlla atë telefonin me vëlla, ça tipi je ti me vëlla

Beka: O shoku, ej, po jom në lëvizje me makinë e nuk nigjoj me burr, se hape nji zbrit hyz zbrit, ♪5a t’boj unë. Fola me Kolin tani.

Bushati: Ore, lene me Kolin, do t’i shkosh tjetrës, Tit apo të vij vetë në Tiranë tashi, si o puna?

Beka: O shoku, po jom në lëvizje me shoku, në lëvizje, se jam rrugës o shoku, s’ka ankesa shoku.

Bushati: O vlla, do t’i shkosh asaj me vlla, që e ke taten o ti…

Bushati: O ti, e jotja është see Mandit ajo, që po t’merr, o Tit.

Beka: Nuk e nigjova mor burrë

Bushati: Ore, është klientja e mandit ajo e jotja

Beka: Po pra, m’tha, m’tha

Bushati: Ça…

Beka: Po do vij pra

Bushati: Do t’i shkosh ti asaj aty

Beka: Ku ven vlla

Bushati: Po ku të tha o mole

Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani o po thuaj ta mori njiherë. O ku të shkoj unë, se iki unë, pra thuaji.

Bushati: Po mere me vet se e ke numrin. Mere se është e mirë ajo me Tit, mos e le ashtu.

Beka: Po mirë, pra, si e ka emrin ajo?

Bushati: Ja pra, E…. e ka

BBeka: Po, okej, m’tha pra. Okej, hajt, se e mor prapë unë I them prapë unë direkt tani. Hajde pa merka o burr, se isha nven tjetër tani.

Bushati: Ja, ajo po mere tashi ktu direkt./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat