Manika bie në humnerë, pamjet e operacionit të vështirë të shpëtimit (Video)

Kronikë e zezë

Manika bie në humnerë, pamjet e operacionit të vështirë të shpëtimit (Video)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:08

Një aksident automobilistik i mori jetën drejtuesit të një automjeti ndërsa plagosi pasagjerin. Ngjarja ndodhi në autostradën Kukës – Morinë, në vendin e quajtur Kodra e Hazirve, ku automjeti tip Land Rover me targë 07594 doli nga rruga duke rënë në humnerë.

Ora News ju sjell pamjet e operacionit të shpëtimit. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur policët dhe ata që morën pjesë në këtë operacion (të veshur civilë) detyrohen të mbajnë fort njëri tjetrin, ndërsa përpiqen të ngjisin barrelat lart. Jo vetem kaq, ata rrezikojnë të rrëshqasin për shkak të dheut të butë dhe me baltë nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme.

Forcat e policisë arritën të dërgonin në spitalin e Kukësit dy të plagosurit, por njëri prej tyre, Hysen Isufi nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Ndërsa shpëtoi pasagjeri Azem Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat