Itali, shqiptari vret fqinjin e tij italian se bënte zhurmë gjatë natës

Kronikë e zezë

Itali, shqiptari vret fqinjin e tij italian se bënte zhurmë gjatë natës

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 21:21

Policia italiane e qytetit të Velletrit ka arrestuar një natë më parë shqiptarin me inicialet L.P 43 vjeç me akuzën e vrasjes së italianit 32 vjecar me profesionin ekonomist, Francesco Maria Penacchi.

Varsja ka ndodhur për motive të dobëta në studion e punës së italianit, e pozicionar pranë banesës së shqiptarit ku ai jeton bashkë me familjen rezidentë prej disa vitesh në këtë qytet.

Një festë e organizuar në orët e vona të natës në studion e punës së Francesco Maria Penacchi, ka shkaktuar një grindje mes tij e shqiptarit L.P, e cila më pas ka degjeneruar në dhumë fizike. Shqiptari 43 vjeçar e ka qëlluar me një thikë kuzhine e gjatë 20 cm italianin Francesco Maria Penacchi, Plagët e marra në gjoks i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shqiptari L.P është shoqëruar nga forcat e rendit në burgune qytetit të Veletrit deri në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat