​Arrestohet një kontrabandist në Prizren

Kronikë e zezë

​Arrestohet një kontrabandist në Prizren

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:59

Policia në Prizren ka arrestuar sot në një qendër tregtare një person të nacionalitetit serb, i cili një personi nga Zhuri ia kishte marrë 1200 euro për t;ia dërguar në Suboticë dhe të njëjtit i ka lënë në mëshirën e fatit.

Policia e Prizrenit raporton se sot, në ambientet e një qendre tregtare në rrugën “Wiliam Woker”, një qytetar nga Zhuri e kishte identifikuar një qytetar të nacionalitetit serb, banor i Prizrenit i cili me datën 29 prill ia kishte dërguar dy djem nga Zhuri kontrabandë në Suboticë, në kufi me Hungarinë dhe pasi ua kishte marrë 1200 euro i kishte lënë në mëshirën e fatit.

Ankuesi pasi e kishte vërejtur të dyshuarin e ka njoftuar Policinë e Prizrenit e cila e ka kryer arrestimin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalim mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer vepër penale të kontrabandës me emigrant për në shtetet “Shengen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat