Kumanovë, aksident me një të vdekur dhe 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Kumanovë, aksident me një të vdekur dhe 4 të plagosur

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:01

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kumanovë.

Gjatë mesnatës së kaluar një makinë tip “Subaru”, e drejtuar nga Robi P., 40 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur betoni.

Si pasojë e dëmtimeve të marra drejtuesi i mjetit gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa të plagosur rëndë mbetën pasagjerët C.V., 40 vjeç M.M., 39 vjeç, I.T., 28 vjeç dhe I.B., 31 vjeç.

Të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku për shkak të gjendjes më të rëndë I.T., dhe I.B., po marrin mjekim në Qendrën Emergjente në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat