​Grabitën 4 pika karburantesh, arrestohet hajduti kryesor dhe një bashkëpunëtor

Kronikë e zezë

​Grabitën 4 pika karburantesh, arrestohet hajduti kryesor dhe një bashkëpunëtor

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:48

Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit. Policia ka arrestuar autorin kryesor të vjedhjeve me armë dhe maska, si dhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij.

Sekuestrohen në banesën e tij arma dhe maskat qe dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

Policia e Elbasanit arreston 28 vjeçarin e shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor i grabitjes së disa pikave karburanti në këtë qytet.

Ligjërim Qosja, banues në fshatin Shalës të Cerrikut, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes” është arrestuar së bashku me 18 vjeçarin, Analdo Balashi.

Policia po punon ndërkohë për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, E.G 19 vjeç, banues në Cerrik.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Ligjërim Qosja, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pushkë, një thikë, dy maska, dy aparate celular tip “NOKIA”, një Aparat celular tip “LG”, rrobat e përdorura në ngjarjet e ndodhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat