Theret me thikë një polic në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Theret me thikë një polic në veri të Mitrovicës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:55

Një polic serb i Kosovës dhe një qytetar serb në Mitrovicën e veriut janë therur me thikë nga disa persona tani për tani të panjohur.

Burime bëjnë të të ditur se polici me emrin Ivan Laketiq, i njohur me nofkën Laki, dhe qytetari i therur po tentonin ta parandalojnë një vjedhje në një shitore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Krajl Petri” në veri të Mitrovicës afër shitores së quajtur “Vrbas.”

Policia është duke e hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat