Asnjë gjurmë e Donjetës nga Strellci tash e tre javë

Kronikë e zezë

Asnjë gjurmë e Donjetës nga Strellci tash e tre javë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:15

Donjeta Pajaziti nga Strellci i Deçanit ka 3 javë që është zhdukur. Ajo kishte dalë nga shtëpia e saj më 9 nëntor dhe askush nga familjarët nuk di më asgjë për fatin e saj.
Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi ka treguar për mediat vendore se e gjithë familja është e brengosur për të, sepse është java e tretë që motra e tij, është zhdukur dhe ende nuk dinë asgjë. Ata, sipas tij, kanë provuar ta thërrasin disa herë në telefonin e saj personal, por nuk ka pasur qasje.

“Po behën 3 javë dhe ne nuk dimë asgjë për Donjetën. Policia dhe ne po e kërkojmë gjithandej”, ka thënë ai.
Shkëlqimi, njëjtë sikurse vëllai tjetër Shkumbini, kanë mohuar se ajo ishte e lidhur me ndonjë djalë. Ai ka shtuar se edhe si familje asnjëherë nuk kishin pasë problem më dikë.
“Nëse Donjeta kish me qenë e lidhur me ndonjë djalë atëherë ajo do të na kishte treguar neve. Po ashtu s’kemi pas asnjë problem me askënd”, tha vëllai Donjetës, Shkelqimi.

Madje ai kishte një lutje: “Ju lutem kush e sheh Donjetën le t’i tregojë Policisë apo edhe neve si familje”.
Ndërsa, Policinë Rajonalë të Pjesë nuk janë lajmëruar. Policia në Pejë kishin konfirmuar javë më parë për zhdukjen e 24vjeçares, por nuk kishin dhënë detaje të tjera.
Donjeta Pajaziti, sipas vëllait të saj Shkumbinit më 9 nëntor rreth orës 14:40, ishte larguar nga shtëpia e tyre në Strellc të Ulët për të shkuar në punë. Nga ai moment familja nuk e kanë parë.Për këtë në mbrëmjen e 9 nëntorit e kishin paraqitur rastin në Polici.

“Në ora 14:40 ka dal prej shtëpisë dhe më nuk është kthyer. Donjeta ka punuar Marketin Liridoni në Pejë”, ka thënë vëllai i saj.
Donjeta Pajaziti është e lindur 20.07.1991, është bjonde e gjatë rreth 170-175m. Ajo në ditën kur ka humbur kishte të veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat