Posedonte euro false, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Posedonte euro false, arrestohet 25-vjeçari

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:05

Është arrestuar një 25-vjeçar, pasi është kapur me kartëmonedha false. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar kanë vënë në pranga shtetasin Luan Jacaj, banues në fshatin Vajush të Malësisë së Madhe.

Policia bën të ditur se, “është kapur në flagrancë nga punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në posedim të kartëmonedhave false”.

Sipas burimeve policore, 25-vjeçari ka qenë duke i përdorur për blerje karburanti, në momentin e arrestimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat