Shkup: Arrestohet 21 vjeçari që dyshohet se ishte pjesë e ISIS

Kronikë e zezë

Shkup: Arrestohet 21 vjeçari që dyshohet se ishte pjesë e ISIS

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:45

Sot, e Premte, në Shkup është arrestuar një i dyshuar për ekstremizëm dhe pjesëmarrje në konflikte jashtë shtetit, bën me dije MPB. Bëhet fjalë për S.R (21) nga Shkupi i cili kërkohej nga gushti i këtij vitit kur kundër tij në suaza të operacionit "Celula" u parashtrua padi penale për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale "pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paramilitare dhe parapolicore" i paraparë dhe ndëshkuar sipas nenit 322-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Sipas njohurive, njoftoi sot MPB, i denoncuari ka qenë pjesëtar i SHI-së dhe udhëtimin e parë për në Siri e ka realizuar në gjysmën e parë të vitit 2013, ndërsa largimin e dytë ilegal për në Siri e ka realizuar në tetor të vitit të kaluar. I denoncuari, theksohet në kumtesë, para disa javëve ilegalisht është kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë pas ç'ka nga ana e MPB-së është gjetur dhe me urdhër të Prokurorit Publik është privuar nga liria. Përndryshe, siç MPB-ja paraprakisht informoi, aksioni operues "Celula" u realizua në fillim të muajit gusht të këtij vitit (06.08), si rezultat i hetimit disamujor të koordinuar në të cilën u mblodhën dëshmi për personat të cilët kanë marrë pjesë në formacioneve paramilitare, në mbledhjen e mjeteve financiare dhe mjete të tjera logjistike për nevojat e formacioneve paramilitare, si për robërimin dhe stimulimin e njerëzve të kyçen në formacionet paramilitare. Gjithashtu, përkujtohet në kumtesën e MPB-së, u mblodhën dhe dëshmi dhe për fshehjen e personave të cilët veçmë kanë marrë pjesë në ndonjë ushtri të huaj jashtë nga territori i RM-së apo kanë realizuar përpjekje për këtë. Në suaza të aksionit u kryen 28 bastisje në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe Strugë, u konfiskuan sasi më të mëdha të mjeteve teknike (kompjuter, lap-top, tabletë, telefona celular dhe të tjera.

Deri tani nga Maqedonia janë vrarë dhjetëra shqiptarë që kanë luftuar në Siri e Irak, mes tyre edhe imamë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat