Droga në Bari, arrest me burg për 3 doganierët dhe 2 policët

Kronikë e zezë

Droga në Bari, arrest me burg për 3 doganierët dhe 2 policët

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:16

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për tre doganjerët dhe dy policët e portit të Durrësit të cilët akuzohen se kanë lejuar kalimin e një sasie droge prej 1.6 ton kanabis që u kap në bari të Italisë.

Gjyqtarja Anita Mici, ka marrë parasysh provat e paraqituara nga prokurori Afrim Shehu të cilat verefikonin se kamioni i cili u kap në portin e Barit ishte nisur nga Durrësi. Tre doganjerët, Redi Demiri, Ilir Shtama dhe Leonard Gremi, si dhe punonjësve të policisë së portit Fitim Demollari dhe Artur Habibi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Më 18 nëntor, për të njëjtin rast trafikimi, u arrestuan edhe dy punonjësit e kompanis së skanimit Rrapiskan Fatjon Trezhnjevën dhe Edmond Hyskon. Më 16 nëntor Policia e Portit të Barit arrestoi dy shoferët bab e bir të cilët trasportonin ngarkesën prej 1.6 ton kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat