Bora e parë shkakton aksident në Gllamnik

Kronikë e zezë

Bora e parë shkakton aksident në Gllamnik

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:21

Bora e parë shënon një aksident me lëndime të lehta trupore në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik të Podujevës..

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 minuta.
Sipas mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Gllamnik. Siç njofton mjeku, personat e lënduar pasi kanë marrë tretmanin mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat