Dy muaj hetim për të arrestuar një të ri për rreth 1 kg drogë

Kronikë e zezë

Dy muaj hetim për të arrestuar një të ri për rreth 1 kg drogë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:09

Një 25-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit, pas një operacioni të koduar “Clear”. Në komunikatë thuhet se ka përfunduar në pranga shtetasi Eri Jakupaj, banues në fshatin Rruzhdie.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 771 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe 1 kg e 45 gram farë e po kësaj lënde.

Hetimet ndaj të riut zgjatën dy muaj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat