Rrëfimi i 18-vjecares: Si më prostituan egërsisht

Kronikë e zezë

Rrëfimi i 18-vjecares: Si më prostituan egërsisht

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:00

Policia greke ka riatdhesuar nepermjet Kapshtices,nje prostitute 18 vjecare e cila mbas qendrimit 24 ore ne Drejtorine e Polocise se Korces eshte mare ne dorzim nga policia e Lushnjes. Historia rrenqethese e 18 vjecares lushnjare E.Mujo e ka zanafillen e saj dy vjet me pare,kur adoleshentja ka lene ne shtep ine e saj te mbuluar nga mjerimi dhe fatkeqesia e humjes te babait,nenen dhe 4 motrat e vogla.

"Burri im ka erdhur ne shtepine tone-ka nisur rrefimine saj prostituta-i adresuar nga nje i aferm i familjes.Sjellja e tij ka qene shembullore sa nena eshte bindur duke e quajtur fatin qe do te na ndryshonte jeten".Keshtu historia embushur me te papritura do te kthehej ne dramen dhe fatkeqesine e saj te madhe. Dukagjinasi me banim ne Shkoder me inicialet G.S.e ka mbajtur per disa dite "gruan"e tij ne nje motel ne dalje te Vlores duke e trajtuar si nje princeshe.

"Ai me mbulonte me dhurata dhe lule-tregon ende e shokuar vajza-ndersa tmeri im do te niste mbas nje muaji te vendosjes sone ne Milano".

Mosbindja per te dale ne rruge e vajzes ka treguar fytyren e vertete te bashkeshortit-tutor i cili duke e terhequr zvare ka lejuar ta perdhunojne ne shtepine e tyre 3 shoket e tij vlonjate. Me tej dalja ne rruge naten me vajza te tjera duhej te shoqeruar me 1 milion lireta fitim ne nate,ose perndryshe nisnin torturat cnjerezore.

"Ajo qe smund ta harroj-thote E.Mujo-ishte kurme fuste ne vaske me uje te ftohte per te me mbytur".

Qendrimi ne Itali ka zgjatur vetem 5 muaj ndersa me pas tutori 38 vjecar ishte denoncuar nga nje tjeter vajze e prostituar nga Malesia e Madhe. Greqia do te behej stacioni tjeter i vajzes fatkeqe, ndersa jetimja mundohej te ndihmonte edhe familjen ne Shqiperi pa trguar te verteten qe e torturonte. Ne shtetin fqinj vendndodhja e re e ciftit do te vazhdonte ne qytetin turistik te Kalkidhikise.

Atje realiteti nuk do te ndryshonte aspak,ndersa torturat nuk do te mernin fund per lushnjaren qe jetonte ditet e ankthit te saj.Policia greke e ka ndaluar 18 vjecaren ne oret e vona te dy diteve me pare,ndersa ajo ishte ne pritje te klienteve te "uritur" te nates.

Ka qene nje sherr qe vajza nga Shqiperia po bente me dy te rinj te cilet po e godisnin. Polocia e njoftuar nga vete E.Mujo ka shoqeruar kete te fundit dhe ka vendosur kthimin e saj ne atdhe per mungese te lejes se qendrimit.Ne Kapshtice prostituta iu eshte dorezuar autoriteteve policore te cilet e kane nisur ne Drejtorine e Policise ne Korce, per llogari te zyres antitrafik. Vajza nga Lushnja ka treguar historine e saj duke bere te ditur dhe identitetin e sakte te tutorit te vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat