Shpallet në kërkim 28-vjeçari, hajduti i karburanteve në Elbasan

Kronikë e zezë

Shpallet në kërkim 28-vjeçari, hajduti i karburanteve në Elbasan

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:21

Policia e Elbasanit ka dokumentuar disa vjedhje të ndodhura ditët e fundit në qytetin Elbasanit. Sipas policisë autor i dyshuar është një 28-vjeçar L.Q, i cili ka vjedhur me amrë dhe maska 4 karburante. 28 vjeçari është shpallur në kërkim.

“Nga informacionet e marra në rrugë operative si dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, Specialistët për krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan ushtruan një kontroll në banesën e shtetasit L.Q vjeç 28, banues në fshatin Shalës Elbasan, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes”, thuhet në njoftimin e policies.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën tij u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pushkë model -56 me Nr 45690, me 6 copë fishekë, një thikë, dy maska.
Gabitjet që ka realizuar 28 vjecari

1-Vjedhje me armë , e mbetur në tentave të karburantit “ADOll”në fshatin Papër Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015,

2-Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.

3-Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.

4-Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas Elbasan, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat