Vrasja e 82-vjeçarit në Fier, autori i dyshuar: Nuk e kam bërë unë

Kronikë e zezë

Vrasja e 82-vjeçarit në Fier, autori i dyshuar: Nuk e kam bërë unë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:18

I akuzuari për vrasjen e 82-vjeçarit Novruz Likometaj, krim i kryer pak ditë më parë në Fier, ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Skënder Krasniqi e ka mohuar se ka vrarë të moshuarin dhe ka thënë se asnjëherë nuk e ka pranuar krimin.

37-vjeçari që qëndron në burg me dyshimet për vrasje është shprehur se nuk e ka takuar Novruz Likometajn. “Nuk e di pse më mbajnë këtu”, është shprehur ai në gjykatë.

Vrasja e 82-vjeçarit Likometaj u zbulua të dielën e kaluar, kur trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar në një kazan mbeturinash në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat