“Hipoteka” vë në pranga 3 persona, falsifikuan dokumentet për 15.000 m2 tokë arë

Kronikë e zezë

“Hipoteka” vë në pranga 3 persona, falsifikuan dokumentet për 15.000 m2 tokë arë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:16

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, 1 person është shpallur në kërkim, ndërsa për tre të tjerë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Personat e vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ‘Hipoteka’ janë Haxhi Lika, Ndue Gega dhe Halit Ajazi, ndërkohë që shtetasi Nikollë Kola me profesion noter është shpallur në kërkim.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet për 15 mijë metra katrorë tokë arë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat