Udhëtonin nga Korça me 12 kg kanabis në mjet, arrestohen në Yzberisht 2 të rinjtë

Kronikë e zezë

Udhëtonin nga Korça me 12 kg kanabis në mjet, arrestohen në Yzberisht 2 të rinjtë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:55

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Gjatë operaconit të Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Policisë Tiranë janë sekuestruar 12 kg kanabis si dhe janë arrestuar poseduesit e saj, Olger Myrtezai 30 vjeç dhe Sokol Durmishllari 27 vjeç,të dy lindur në Ersekë dhe banues në Korçë.

Policia në bazë të informacioneve operative për prodhim ,transportim dhe tregtim të lëndëve narkotike i ndaloi dy të arrestuarit në zonën e Yzberishtit teksa ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Golf” me ngjyrë të zezë AA 805 AM ,nga qyteti Korçës në drejtim të Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tyre u gjet dhe sekuestrua 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “kanabis sativa”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësot Tiranë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lënëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat