Helmohet dhe ndërron jetë, familjarët denoncojnë mjekun

Kronikë e zezë

Helmohet dhe ndërron jetë, familjarët denoncojnë mjekun

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:17

Një person në Fushë-Krujë ka denoncuar një mjek të spitalit të këtij vendi, duke e bërë përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij. Shtetasi Gjon Ndoj, ka deklaruar se vëllai dhe kunata e tij janë helmuar 10 ditë më parë nga kërpudhat, dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ai ka shtuar se, ata ishin në gjendje të rëndë dhe se mjeku i spitalit Adrian Mata, ka thënë se nuk ishte i nevojshëm qëndrimi i tyre në spital. “Mjeku tha se serumet mund t’ua bënim edhe në shtëpi”, shprehet Ndoj.

Por, sipas Gjonit, vëllai i tij nuk pati përmirësim dhe gjendja e tij erdhi duke u rënduar. Më pas, atë e kanë transferuar në QSUT, ku mjekët e Tiranës kanë konstatuar se pacienti kishte kaluar mbi 60% helmim. Sipas tij, në urgjencë i bënë serum dhe i vëllai nuk pati përmirësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat