Bllokohen 113 kg marjuanë në Portin e Durrësit, kishte destinacion italianë

Kronikë e zezë

Bllokohen 113 kg marjuanë në Portin e Durrësit, kishte destinacion italianë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:50

Rreth 113 kg lëndë narkotike e llojit marjuanë u bllokua në Portin e Durrësit nga dogana dhe policia. Lënda narkotike u gjet në një kamion trajler dhe kishte destinacion Italinë. Sipas burimeve policore, nëlda narkotike e ndarë në 120 pako të mbështjella me qese celofoni u gjet në kamionin me koli këpucësh. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë nga Porti i Durrësit ishte transportuar një sasi prej 1650 kg lëndë narkotike e cila u bllokua nga Guardia Di Finanza në portin e Barit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat