I digjet shtëpia nga rryma elektrike

Kronikë e zezë

I digjet shtëpia nga rryma elektrike

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:10

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Godanc të Komunës së Shtimes. Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Sipas viktimës shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë rryma elektrike. Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat